Blero dhe Teuta Krasniqi urojnë vajzën për ditëlindje: Zoti na ka bekuar me ty

0
Blero dhe Teuta Krasniqi urojnë vajzën për ditëlindje: Zoti na ka bekuar me ty
Gjigandi

Ditën e sotme (e mërkurë) feston ditëlindjen vajza e këngëtarit Blero Muharremi dhe aktores Teuta Krasniqi.

Tara mbush përplot 12 vite, ndërkohë që në ditën speciale nuk kanë munguar dedikimet emocionale nga prindërit.

Artistja e mirënjohur ka ndarë një sërë fotografish me të bijën me shkrimin prekës e të ndjerë.

Tara ime, dielli im, thesari im, Urime ditëlindja shpirti mamit. 12 vjet përplot bekim e lumturi, dashuri të pafundme e mirësi, siç din të dhurosh vetëm ti. Zoti të bekoftë me shëndet të plotë, dashuri dhe mbarësi, bashkë me familje dhe gjithë njerëzit tu të dashur”, kanë qenë fjalët e Krasniqit.

“Gjithmonë beso në vetvete dhe vazhdo të jesh kjo që je, thjeshtë e mrekullueshme, sepse kështu do të vazhdosh ta bësh krenare veten dhe gjithë ata që të njohin. Ti frymon dashuri dhe mirësi e unë nuk kam se si të jem më falënderuese dhe më e lumtur se kaq sa jam cdo ditë të jetës sime me ty. Zemrën time e mbani përgjithmonë ti dhe Kaia, dy dritat e syve të mi. Të duam pa kufi e gjithë familja”, vazhdoi më tej ajo.

RonaTyra

Babai i saj, Blero, në anën tjetër bëri një shkrim po ashtu prekës duke thënë se është krenar me të.

“Ta uroj ditlindjen shpirt i babit, eshte si me ja uru veti diten ma te mir te jetes time, qe i bjen diten kur Zoti na ka beku me ty. Jam krenar babë, me ben te ndihem i rendsishem. Duke te shikuar ty qe po rritesh, kam shume ndjenja mixe.”, u shpreh ai.

“Knaqesi, stres,krenari, pergjegjsi dhe shume tjera. Por gjeja ma e rendesishme eshte qe je vet jeta per mua, dhe eshte misioni im i jetes qe te jep shembull te mir per ty. Babi te don pa kufi. Cpufja e babit per mua do te jesh gjithmone e vogla e babit , por ma e rendsishmja e jetes time. Të dua”, tha më tej.

Blero dhe Teuta përndryshe janë ndarë prej shumë vitesh.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu