Tiranë- Roma dhe Feyenoord luajnë më 25 maj ora 21:00 finalen e Conference League. Ky kompeticion u zhvillua për herë të parë këtë sezon dhe stadiumi kombëtar shqiptar do e presë ndeshjen e fundit.
Dhjetëra mijëra tifozë priten ditën e ndeshjes në Tiranë, me tifozë italianë dhe hollandezë që do vijnë për të fituar trofeun e tretë më të rëndësishëm europian.
Stadiumi ka një kapacitet rreth 22 mijë vende dhe tashmë është shitur i gjithi. Çfarë bie në sy është lulëzimi i tregut të zi online.
Biletat ishin të ndara në katër kategori, me çmime që varionin nga 25 deri 125 euro në varësi të pozicionit në stadium. Ndërsa “online” në faqe të ndrryshme po shiten për çmime deri 3000 euro.