Një pilot i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara është zhdukur pasi avioni i tij i tipit F-15C, u rrëzua në Detin e Veriut, një episod ky që ka ngjallur mjaft shqetësim, e është shoqëruar me pikëpyetje të mëdha.
Avioni i rrëzuar kishte në bord vetëm pilotin, i cili po kryente një mision trajnues nga baza ajrore e forcave britanike në lindje të Anglisë.
“Shkaku i rrëzimit, por edhe statusi i pilotit janë të panjohura për momentin. Ekipet e kërkim-shpëtimit të Mbretërisë së Bashkuar janë thirrur të na mbështesin në këtë operacion”, deklaroi kapitenia e Forcave Ajrore, Miranda T.Simmons. Avioni amerikan ishte nisur nga baza RAF Lakenheath në Suffolk, ku janë të vendosur avionët e Forcave Ajrore amerikane. BBC thotë së ai bësohet të ketë rënë 137 kilometra nga brigjet e East Yorkshire.
Duke cituar të dhënat e një faqeje internet që gjurmon fluturimet, televizioni Sky Neës raportoi se avioni amerikan kishte qarkulluar pikërisht mbi këtë zonë përpara se të zhdukej nga radarët. RAF Lakenheath është baza më e madhe e Forcave Ajrore amerikane në Britani. Aty janë vendosur më shumë se 4,000 pjesëtarë personeli amerikanë.
Burimi: top-channel.tv