Në një kohë aspak të qetë për Kosovën dhe shqiptarët në rajonin e Ballkanit, një shqiptare ka mundur të marrë një detyrë të rëndësishme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Besina Kadare ambasadore e Shqipërisë në OKB, është zgjedhur si zëvendës presidente e kësaj organizate me peshë në politikbërjen botërore.
Zonja Kadare përmes një postimi në Tëitter marrjen e kësaj detyre e quan si një nder të veçantë për të shërbyer si zëvendës president në një sesion historik.
Shefja e diplomacisë amerikanë në Tiranë Yuri Kim e ka uruar zonjën Kadere duke e vlerësuar këtë detyrë të re si një pozicion të rëndësishëm.
Nga SHBA ka ardhur një tjetër lajm i mirë, kësaj here për një gazetar.
Elez Biberaj, zëri ikonin i Zërit të Amerikës, kthyer në zërin e shpresës për shqiptarët gjatë komunizmit, nga sot do të jetë Drejtor i pergjithshëm i të gjitha kanaleve televizive Zëri i Amerikës.
Emërimi Biberajt në këtë detyrë ka ardhur pas vendimit të Agjencisë të Shteteve të Bashkura për Median Globale dhe u komunikua nga shefi i ri ekzekutiv i Agjencisë Michael Pack. Elez Biberaj ka drejtuar Divizionin e Euro-Azisë që nga viti 2006. Në këtë detyrë ai ka mbikqyrur trasmetimet e Zërit të Amerikës për Rusinë, Ukrainën, Armeninë dhe Ballkanin. Më parë ai ishte shef i shërbimit shqip të Zërit të Amerikës. Emërimi vjen ndërsa vëmendja e publikut është përqendruar tek pavarësia editoriale e Zërit të Amerikës.
Shkruar nga: top-channel.tv