Skuadra e Superligës, Besa e Pejës ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore pas pandemisë Covid-19.
Përball tyre sot ishte rivali rajonal, Istogu, që garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Pas 90 minutash, rezultati final i takimit ishte 1:1.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët nga Istogu të cilët shënuan me anë të Qendrim Jahajt.
Kurse, Besa barazoi rezultatin në pjesën e dytë, me të cilin rezultat u mbyll edhe ndeshja.