Presidenti i Monza, Silvio Berlusconi ka deklaruar se Milani e ka të vështirë të gjejë njeriun e duhur për ta zëvendësuar atë.
Berlusconi u largua nga Rossonerët, pas një kohe të gjatë në ‘San Siro’, dhe që nga atëherë klubi ikonik po vuan për të gjetur formën e dikurshme.
Ish-kryeministri italian tashmë ka në pronësi ekipin e Monza, me të cilët u promovua në Serie B.
“Për të marrë rezultate të mira, lojtarët duhet të kenë parasysh shumë gjëra të mira. Ata kanë nevojë për një klub që përqafon lojtarët dhe një trajner të duhur”.
“Mbështetja e Presidentit është e rëndësishme, unë gjithmonë di gjithçka për çdo lojtar, ata më shohin pothuajse si një vëlla të madh”.
“Nuk është e lehtë të gjesh një pasardhës të Berlusconi. Unë mendoj se ai bëri atë që duhej të bënte, unë jam akoma afër me Milanin dhe përpiqem të jap të gjitha sugjerimet që mendoj se mund të jenë të dobishme”, përfundoi ai.