Berlusconi është rikthyer te suksesi

0
Gjigandi

Silvio Berlusconi është rikthyer te suksesi në futboll falë Monzas, që sapo ka siguruar ngjitjen në Serinë B. “Kavalieri” tani po synon edhe më lart, promovimin në elitën e futbollit italian.

Ish-kryeministri i Italisë foli në “TeleLombardia”, ku la të kuptohet se do të tentojë bashkëpunimin me dy emra të mëdhenj të futbollit, Kaka dhe Ibrahiovic.

“Ibrahimovic ishte qëllimi ynë i vërtetë, siç ishte edhe Kakà. Atëherë u shfaqën vështirësi përtej futbollit dhe na u desh të hiqnim dorë. Por në futboll nuk dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë: e them si për Ibran ashtu edhe për Kakanë”.

Berlusconi e pranoi se Monza  tij do të përqendrohet te lojtarët nën 23 vjeç, ndër më të mirët në Serinë B dhe C.

“Për të arritur Serinë A duhet të marrim lojtarët që janë nën 23 vjeç. ne po kërkojmë lojtarët më të mirë të skuadrave të Serisë B dhe ndonjë të Serisë C.”

RonaTyra

Presidenti i klubit më pas falënderoi Gallianin për punën që ka bërë deri më tani në klubin e ri, por gjithashtu duke nënvizuar meritat e tij.

“Meritë kanë djemtë, trajnerët, menaxherët dhe mbi të gjithë Galliani, i cili gjithmonë ka qenë shumë aktiv. Me siguri është edhe falë meje. Para çdo ndeshjeje kam biseduar me lojtarët, duke u thënë gjërat kryesore para se të zbrisnin në fushë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu