Berisha përshëndet qëndrimin e kancelarit të Gjermanisë: Refuzoi prerë Ballkanin e Hapur

0
Berisha përshëndet qëndrimin e kancelarit të Gjermanisë: Refuzoi prerë Ballkanin e Hapur
Gjigandi

Lideri historik i demokratëve. Sali Berisha, ka raguar mbi qëndrimin e fundit të kancelarit gjerman, I cili gjatë konferencën me Edi Ramën tha se ai njeh vetëm Procesin e Berlinit, jo imitimin e tij, të quajtur nga liderët ballkanikë si Ballkani i Hapur.

“Një qëndrim në interes të shqiptarëve, paqes, stabilitetit dhe integrimit të rajonit, – ka konsideruar Berisha atë që pohoi Scholz, duke vijuar më tej: – Te dashur miq, dje në një konferencë shtypi me Edi Ramën, Kancelari i Gjermanise Olaf Scholz shprehu:

1- Mbështetjen e vendit të tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe integrimin e saj në BE.

2- Mbështetjen e procesit të Berlinit dhe tregut të përbashkët rajonal në kuadër të këtij procesi.

3- Refuzimin e prerë të Ballkanit të Hapur, aleancës trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup të Aleksander Vuçiç si projekt i hegjemonise serbe në rajon.

RonaTyra

Miq, ju ftoj të përshendësim këto qëndrime si interesi më i mirë i shqiptarëve, paqes, stabilitetit dhe integrimit në rajon dhe përgjigja më e merituar ndaj projekteve aventureske të serbomadhisë, të presidentit ultranacionalist serb Vuçiç dhe klikave të tij vasale, Rama-Zaev në Tiranë dhe Shkup”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu