Një moment i sikletshëm ka ndodhur mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt në Kuvend. Kryetari i grupit demokrat ishte në foltore për të marrë fjalën, ndërsa pas tij erdhi ish-kryeminisrii Sali Berisha.
Ish-kryeministri e shtyu në një moment Alibeajn duke mos e lejuar të flasë. Berisha kërkoi të flasë vetë, për t’ju përgjigjur kryeministrit Edi Rama.
Kreu i qeverisë tha se do të ndërpriste çdo marrëdhënie me Partinë Demokratike nëse në krye të kësaj force politike vjen Berisha.
Sakaq, kryetarja e Kuvendit i tërhoqi vëmendjen Berishës për gjestin që bëri ndaj Enkelejd Alibeajt. Pas kësaj situate seanca u ndërpre, pasi Taulant Balla kërkoi pesë minuta pushim.