Ish-kryeministri Berisha reagoi për shpalljen e humoristit Gaz Paja si investitor strategjik që përfiton 133 mijë metër katrorë tokë në bregdetin e Dhërmiut.
Në një status në rrjetet sociale, Berisha e quan këtë një vjedhje të hapur, një dhuratë që Rama ia bën aktorit në
“serialin e vjedhjeve të narkoqeverisë”.
Postimi:
Një vjedhje e hapur e Edvin Ramës me Gaz Pajën!
Ja se si Rama dhe Paja lumturojnë njëri-tjetrin me 133 mijë metër katror në Dhërmi për ndërtimin e Resortit “Lumturia”.
Për këtë qëllim Gaz Paja me një VKM shpallet aksioner STRATEGJIK dhe merr dhuratën e përbashkët me Ramën! Vjedhja e fundit në serialin e vjedhjeve të narkoqeverise.