“Berisha bashkoi votat me Ramën”/ PD: Bëjnë pazare në kurriz të demokratëve

0
“Berisha bashkoi votat me Ramën”/ PD: Bëjnë pazare në kurriz të demokratëve
Gjigandi

Partia Demokratike akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se bashkoi votat me Edi Ramën, në KZAZ e Vorës, kundër komisionerëve të përcaktuar nga partia që drejton Lulzim Basha.

Në një postim të shpërndarë në llogarinë zyrtarë në “Facebook”, selia blu shkruan se PD nuk mbetet peng i të korruptuarve, as kriminelëve me të cilët

“këta individë bëjnë pazare në kurriz të demokratëve”.

“Individë që janë pasuruar në kurriz të Partisë Demokratike, me votat e demokratëve kanë vijuar edhe sot të sulmojnë PD. E gjithë Vora e di se Flamur Noka ka trafikuar votat e demokratëve për llogari të djalit të Aqif Rakipit në zgjedhjet e 25 prillit. E gjithë Vora dhe Rrogozhina e di se Keltis Kruja ka punuar për Aqif Rakipin.

Prandaj dhe sot u bënë bashkë kundër komisionerëve të PD. PD nuk mbetet peng i të korruptuarve, as kriminelëve me të cilët këta individë bëjnë pazare në kurriz të demokratëve. Edhe sot, Berisha i bashkoi votat me Ramën kundër Partisë Demokratike. Ja dokumenti:”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu