Një makinë është djegur nga flakët rreth orës 01:12, në lagjen “Astane”, fshati Kotë, Vlorë.
Policia njoftoi se bëhet fjalë për një automjet tip “Mercedes-Benz”, i cili është djegur plotësisht.
Makina është në pronësi të shtetasit K. N. dhe ndodhej në garazh në momentin e zjarrvënies.
Deri më tani nuk janë përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërsa policia sqaron se po punohet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë – Më datë 18.05.2022, rreth orës 01:12, në lagjen “Astane”, fshati Kotë, Vlorë, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit K. N., i cili ndodhej në garazh.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.