Belind Këlliçi: Vendimi i Bashës më 9 shtator ‘detyroi’ Berishën t’i rikthehej politikës

0
Belind Këlliçi: Vendimi i Bashës më 9 shtator ‘detyroi’ Berishën t’i rikthehej politikës
Gjigandi

Temë debati mbrëmjen e sotme në “Top Story”  është rrugëtimi dhjetë vjeçar në opozitë i Partisë Demokratike.

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi teksa ka komentuar mbi këtë situatë, u shpreh se sipas gjykimit të tij Berisha ishte distancuar nga jeta politike por u detyrua të rikthehej nga vendimi i Bashës më 9 shtator për ta përjashtuar atë nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Në lidhje me angazhimin e tij në PD, Këlliçi tha se do të donte ta kishte marrë vetë iniciativën e Koalicionit të Lirisë por nuk e gëzon mbështetjen që ka Sali Berisha.

Belind Kelliç

i: Unë kam përshtypjen se Berisha ishte i tërhequr për jetën e tij private dhe nuk doli asnjë ditë në fushatë, nuk ka qenë asnjë ditë në terren. U desh nëntë shtatori që Berisha të detyrohej të kthehej në politikën aktive pas përjashtimit nga Basha, kjo është në gjykimin tim. Lëvizja foltore prodhoi 6 Marsin. Problemi është që 6 marsi ishte një tregues i qartë ku 37 përqind shqiptarët i besuan Koalicionit të Lirisë. A do doja unë që sot të isha alternative brenda PD? Do kisha dashur ta kish iniciuar unë këtë nismë por nuk e kam patur mbështetjen e Berishës për një mijë arsye. Unë personalisht e kam parë lëvizjen e foltores si të vetmin instrument për të bërë ndryshimin në PD. Politika është cështje idesh, vizioni mbështetje e elektorati. Ka qenë pamundësi e jona për të bërë më parë ndryshime. Nëse ka vullnet SPAKu dhe drejtësia ti shkojë në fund kjo aferë do të shkojë tek Edi Rama. Berisha ka qenë i tërhequr në këto tetë vite opozitë, nuk ka bërë vaki që ne në lidershipin e Bashës të ulemi e të flasim drejtëpërdrejt me njëri tjetrin

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu