Befason Sneijder

0
Gjigandi

Wesley Sneijder merr shembull nga Arjen Roben. Një vit pasi njoftoi tërheqjen nga futbolli, 36-vjeçari holandez është gati të kthehet në fushat e blerta si protagonist. Konfirmi vjen nga Jordy Zuidam, trajneri i Utrechtit, qytet që është vendlindja e Sneijder.

Ish-futbollisti i disa skuadrave të mëdha (Ajax, Real Madrid, Inter) do të nisë stërvitjen këtë muaj me një ekip amator, DOS Holland Stichtse Boys, ku vëllai i tij, Jeffrey, është pjesë e stafit teknik.

“Wesley dëshiron të humbasë peshën dhe të merret me diçka. Ai shpreson se mund të luajë përsëri. Edhe pse ka qenë jashtë për një sezon, dëshiron të rikthehet dhe të dëfrehet,” deklaroi Zuidam, trajner i Utrechtit.

Nëse Sneijder synon të luajë përsëri në Eredivisie, ai duhet të kapë formën e duhur fizike, pasi është mbipeshë. A do të arrijë mesfushori të jetojë një rini të dytë në futboll?

“Është e qartë se një Sneijder, nëse arrin formën, është perspektivë shumë interesante për ne. Topi tani është në fushën e tij,” – shtoi trajneri i Utrecht.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu