Befason Gattuso

0
Gjigandi

Ashtu siç bënte kur ishte futbollist, Gennaro Gattuso ka kthyer menjëherë faqe dhe ka lënë pas krahëve Kupën e Italisë, të cilën e fitoi pak ditë më parë, pasi tani është përqendruar totalisht te sfida me Veronën në kampionat.

“Kupa ishte trofeu im i parë në karrierën si trajner dhe për më tepër në një sezon të vështirë, por tani duhet ta lëmë pas krahëve, sepse na pret ndeshja me Veronën, një sfidë me një kundërshtar shumë të fortë, që mund të na vërë në vështirësi. Kemi edhe 12 ndeshje në kampionat, të cilat e kemi detyrim t’i luajmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh trajneri i Napolit.

I ulur në pankinën napolitane në fillim të dhjetorit, për të zëvendësuar Carlo Ancelottin e shkarkuar, Gattuso vuajti jo pak në fillim, por me kalimin e javëve e riktheu skuadrën në shina dhe e bëri sërish të frikshme për kundërshtarët.

“Kam marrëdhënie mjaft të mira me të gjithë futbollistët, por në stërvitje jam armiku i tyre më i madh. Nuk lejoj mungesën e angazhimit në stërvitje, pasi aty hidhen themelet për të bërë një ndeshje të mirë dhe për të marrë rezultat. Kemi punuar shumë për t’u shndërruar në një skuadër solide, por e dimë që kemi ende shumë rrugë përpara”, tha Gattuso.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu