Beatrix Ramosaj shpreh hapur mbështetjen për këtë banore të “BBV2”

0
Gjigandi

Ish-konkurrentja e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”, Beatrix Ramosaj duket se e ka ndjekur vazhdimisht këtë edicion të dytë.

Herë pas here, ajo komenton në rrjetet e saj sociale lojën e personazheve brenda shtëpisë, madje jep replika sa herë banorët përmendin emrin e saj.

Për Triksën, banorja e preferuar e këtij formati 2023 duket se është Ermiona Lekbello. Këngëtarja e ka mbështetur lojën, vendimet dhe komentet e saj në një status në Twitter.

Vallaj ke qef ta shofësh dhe ta dëgjosh Ermionën. Është vetvetja, s’ja përton njeriu faaare copë jau thotë muhabetet. Pa strategji, pa LOJË. She only speaks truths. Everyone else listens. Her vibeeee! The realest one in there!”- shkruan Beatrix.

Sa i përket replikave për banorët, Luiz Ejlli e quajti me ironi Triksën ‘inteligjente’.

RonaTyra

“Inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, e sinqertë si Monika dhe e drejtpërdrejtë si Arjola. Këto “cilësi” duhet të plotësonte patjetër dikur femra ideale për Luiz Ejllin”,- u shpreh Luizi.

Këngëtarja ka ndarë si fillim një status në Twitter i cili fliste për bullizmin që dikur postoi në mbështetje të Luizit.

Pas kësaj Trixa ka postuar edhe një story ku shkruante:

“Faleminderit Luiz, e thënë prej teje e vlerësoj shumë. Edhe unë dua dikë që nuk gënjen dhe të sinqertë si ti.” Krahas kësaj përgjigjeje Ramosaj ka vendosur edhe hashtagun e bërë viral tashmë “me Luizin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu