Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, gjatë kësaj kohe ka qenë një nga emrat më të lakuar në faqet rozë.
Kjo për marrëdhënien e krijuar me aktorin Donald Veshaj, me të cilin konfirmoi edhe ndarjen.
Artistja, e ndjekur nga mbi 600 mijë ndjekës, ka shpërndarë së fundmi disa fotografi atraktive në Instagram.
Beatrix Ramosaj (Foto: Instagram)
Ajo duket në formë të mirë në një palë tuta sportive ngjyrë rozë, e po ashtu me atlete të së njëjtës ngjyrë me nuanca vjollcë.
“Ma shumë se ti”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre imazheve.
Duket se ka të bëjë me këngë të re, përkundër se nuk ka dhënë detaje të tjera.
Beatrix ka qenë një nga banoret më të komentuara brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke u bërë shpesh temë diskutimi edhe në mediat shqiptare.
/abc24.al/