Nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Vera së fundmi ka treguar mbështetjen e saj për këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Ramosaj ditë më parë publikoi një video ku fliste hapur për bullizimin që i është bërë muajve të fundit që nga koha kur u bë pjesë e Big Brother VIP dhe krijojë një romancë jetëshkurtër me aktorin Doanld Veshaj.
Video e publikuar nga Beatrix u postu edhe nga Vera, e cila e përgëzoi këngëtaren për guximin për të folur publikisht për bullizimin.
Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram
Ndërsa, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Beatrix ndaj përkrahjen që mori nga Vera duke e falënderuar dhe tha se përkulet para punës së saj për shëndetin mendor dhe të drejtat e njeriut.
“U zgjova këtë mëngjes me këtë postim kaq të rëndësishëm për të gjithë ne! E dimë që bullizmi ka rrënjë të thella, sidomos në një kom të vogël si i yni, siç e dimë dhe që ditë pas dite mund të bëjmë një hap përpara për ta tejkaluar atë. Të njohur, ta panjohur, publik, jo publik, më besoni një koment dashakeqëse dhëmb njësoj! Faleminderit Vera Ora, përulem para gjithë punës tuaj për shëndetin mendor dhe të drejtat e njeriut”, ka shkruar Beatrix.
Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram
“Vërtetë e vlerësoi zemrën tënde të mirë dhe përkushtimin që ke për ndërgjegjësimin ndaj shëndetit mendor. Faleminderit që je zëri i kësaj dhe që dëgjove historinë time”, ka shkruar tutje Beatrix.
Kujtojmë, që Vera Ora është psikologe me profesion, ndërkohë edhe një këshilluese e shëndetit mendor.
/abc24.al/
Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram