Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell deklaroi se “Institucionet e BE-së premtojnë 2.3 miliardë euro ndihmë për Sirinë në periudhën 2020-2021”.
Borrell mbajti fjalimin e hapjes së Konferencës së 4-t të Brukselit me temë “Mbështetja e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit” që zhvillohet në nivel ministrash nën bashkëkryesimin e BE-së dhe Kombeve të Bashkuara (OKB).
Duke rikujtuar se situata në Siri ende është serioze, Borrell theksoi se armëpushimi i siguruar në muajin mars nga Turqia dhe Rusia në Idlib duhet të shtrihet në të gjithë vendin.
Ai potencoi se zgjidhja në Siri është ajo politike dhe jo ushtarake dhe se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë të fuqishme procesin e zhvilluar në praninë e OKB-së.
Duke nënviuar se duhet të kapet mundësia për një zgjidhje politike, Borrell bëri thirrje se “Të gjitha palët duhet ta detyrojnë regjimin sirian për bisedime dhe t’i japë fund presionit”.
Sipas tij, BE-ja do të vazhdojë të sigurojë mbështetjen e saj për Sirinë dhe refugjatët në vendet fqinje. “Institucionet e BE-së premtojnë 2.3 miliardë euro ndihmë për Sirinë në periudhën 2020-2021”, tha Borrell.
Pritet që të gjitha pemtimet të konfirmohen dhe të deklarohen në mbrëmje pas konferencës.
Burimi: top-channel.tv