Bayerni i dekadës

0
Gjigandi

Eksperti i “Sky”, Didmar Haman, tha pas fitores 4-2 të Bajernit në Leverkusen se kjo ishte skuadra më e mirë e 15 viteve të fundit. “Sky Sport” u hodhi një sy shifrave dhe pasqyroi se cili është Bajerni më i mirë i 10 viteve të fundit nga ana statistikore. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flik po tregon në javët e fundit se është e pandalshme. Kampionët e Gjermanisë kanë fituar 23 nga 26 ndeshje zyrtare duke vendosur një rekord të ri. Deri pak javë më parë, ishte ish-trajneri spanjoll, Pep Guardiola, ai që mbante këtë rekord me 21 fitore në 25 ndeshje.

Jup Hejnkes është i vetmi trajner që arriti të fitonte gjithçka në një sezon me skuadrën e Bajernit. Tripleta në sezonin 2013 ishte pa dyshim një nga arritjet më të mëdha të skuadrës gjermane. Por, shifrat tregojnë se Flik po bën më mirë se Hejnkes edhe pse deri tani nuk ka fituar asnjë trofe si trajner i parë.

Me Hansin, bavarezët kanë grumbulluar 2.6 pikë për ndeshje duke shënuar 3.3 gola në takim. Dy vlera shumë të rëndësishme që tregojnë supermadhësinë e skuadrës aktuale e cila është në rrugën e duhur drejt titullit të 8-të radhazi. Edhe pse për sa u përket golave të pësuar, skuadra e Flik nuk është më e mira, pasi nën drejtimin e Hejnkesit, skuadra e Bajernit kishte një mesatare 0.6 gola të pësuar për ndeshje, nga 0.7 që është shifra aktuale. Edhe pse kjo mund të justifikohet me mungesat e shumta që ekipi ka në atë repart pas dëmtimeve të Zyles dhe Hernandez. Flik ka sajuar repartin defensiv dhe si rrjedhojë është pas Hejnkesit.

Në një sondazh të bërë nga “Sky”, tifozët kanë votuar për ekipin e Flik si më të mirin e 10 viteve të fundit. Edhe pse në fund janë trofetë ato që mbahen mend dhe jo statistikat.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu