Reperi i njohur, Bardhi së fundmi është rikthyer me një projekt të ri muzikor që po pritet mirë nga publiku.
Reperi nga Kumanova ka bashkuar forcat me këngëtaren Elvana Gjata dhe DJ Gimi-O për të sjell këngën e re që mban titullin “Ex”.
Projekt është vizuelizuar edhe me klip që tashmë gjendet në kanalin YouTube dhe brenda një dite ka grumbulluar mbi një milion klikime.
Foto: YouTube
Por, krahas kësaj kënga ka arritur edhe një tjetër sukses, duke u renditur kështu e 20-ta në të gjithë botën.
Kështu ka bërë të ditur menaxheri Jetmir Agaj përmes një postimi në InstaStory, teksa postoi edhe renditjen e videove muzikore në të gjithë botën.
“Numër 20 në botë se Evropën e shkatërruam numër 1-2”, ka shkruar Agaj në mbishkrimin e postimit.
Kujtojmë që edhe viti që lamë pas ka qenë tejet i suksesshëm për Bardhin, në nëntor ai ka publikuar albumin “Trëndafil”, që ishte i pari në karrierë. /
abc24.al/