Basha: Rama deshtoi per here te 4-te, njeriu i vetem që pengon zgjidhjen e krizes

0
Gjigandi

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit me ministrin e Jashtëm të Austrisë. Basha deklaroi se opozita është e gatshme dhe në krye të detyrës së saj për të tejkaluar këtë krizë. Sipas tij, Edi Rama është njeri i vetëm që pengon zgjidhjen e krizës. ‘Dështimi për të herë të katërt është vetëm i Edi Ramës. Edi Rama është i vetmi që po e pengon zgjidhen e kësaj krize. Opozita e bashkuar është në krye të detyrës. Propozimi për reformën zgjedhore vazhdon të mbetet në detyrë. Me këtë përgjegjësi i kam thënë edhe ministrit austriak se ne jemi të vendosur që Shqipëria të mos mbetet peng i korrupsionit dhe i asgjësimit të pushteteve të pavarura dhe synimi kryesor është që përmes zgjidhjes politike të dalim nga marshi indietro dhe të ecim përpara me vendosmëri për të kryer detyrat tona, luftuar korrupsionin shkatërruar lidhjet e politikës me krimin dhe nxjerrjen e parave të shqiptarëve që janë vjedhur’, theksoi Basha.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu