Nga Zall-Bastari, kryetari i Partise Demokratike , Lulzim Basha , tha se fermerët gjenden ne vështirësi te medha, te cilat lidhen me stopimin e prodhimit ne treg dhe mungesën e politikave nxitëse per to.
Zall-Bastari, një nga zonat me te veçanta ne prodhimin bujqësor, është kthyer sipas fermerëve te cilët ishin ne takim, ne një vend pa te ardhme.
Sipas kryetarit te PD-së, gjysma e shqiptarëve, janë lënë ne harresë kur aktiviteti i tyre i vetëm i mbijetesës është aktiviteti bujqësor. Por çfarë premton Partia Demokratike, ne programin e saj, për te stimuluar fermerët dhe bujqësinë ?
Shkruar nga: top-channel.tv