Kontrolle nga ajri dhe toka/ Kanabis në një pronë private në Delvinë, arrestohet 49-vjeçari

0
Gjigandi

Një rast i tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Fushë Verri, në Vlorë është goditur në vijim të kontrolleve të territorit nga toka dhe ajri me dronë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve

Në një pronë private të pyllëzuar në Delvinë, është evidentuar një rast i tentativës për kultivim ku janë asgjësuar menjëherë disa fidanë të dyshuar kanabis.

Policia ka vënë në pranga shtetasin Y. Xh., 49 vjeç, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin B. Xh., 45 vjeç, të dy me banim në fshatin Fushë Verri, Delvinë, si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu