Lulzim Basha do të mbledhë sot kryetarët e Partisë Demokratike në rrethe.
Fokusi i mbledhjes do të jenë zhvillimet e fundit, ku bashës i është kërkuar dorëheqja nga posti i kryetarit pas humbjes së thellë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Një ditë më parë, gurpi parlamentar zhvilloi një mbledhje të gjatë, e cila u shoqërua me debate të forta. Thuajse të gjithë deputetët u pozicionuan kundër Lulzim Bashës duke i kërkuar atij dorëheqjen.
Megjithëse kishte deklaruar më herët se ishte gati të merrte çdo vendim për të shpëtuar Partinë Demokratike, Basha refuzoi të dorehiqet.