Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të diel një takim me demokratët e Kamzës, ku u shpreh se detyra e çdo demokrati është të bëjë ç’të mundet për të larguar Edi Ramën.
Sipas tij, se Kosova duket si me qenë një vend i Bashkimit Evropian, krahasuar me standardet ku ja përfunduar Shqipëria me Edi Ramën.
Basha: Detyra e parë e çdo demokrati është të bëjë gjithçka që kemi në dorë për ta larguar Edi Ramën dhe bandën e tij një orë e më parë. Dhe për ta bërë këtë, kemi një sërë detyrash përpara të cilat do të kishin qenë të vështira në çdo rast. E në veçanti, do të kishin qenë të vështira duke pasur parasysh që nuk jemi në një gjendje normale, në një vend normal as me standardet e Ballkanit. Jemi larg standardeve të Kosovës.
Edhe sa i takon pluralizmit, edhe sa i takon demokracisë, edhe sa i takon sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, rolit të krimit dhe ndëshkimit të krimit. Na duket Kosova si me qenë një vend i Bashkimit Evropian, krahasuar me standardet ku ja përfunduar Shqipëria me Edi Ramën. Por, përveç kësaj kemi dhe një çështje tjetër e cila ka nisur të zhvillohet në gjirin e familjes tonë. Ka nisur të zhvillohet as për vullnetin tim, as për vullnetin tuaj, as për fajin tim as për fajin tuaj, as për ndikimin tim, as për ndikimin tuaj.