Basha 24 orë pas dorëheqjes, rikthehet në zyrë

0
Basha 24 orë pas dorëheqjes, rikthehet në zyrë
Gjigandi

Lulzim Basha edhe pse u dorëhoq nga drejtimi i Partisë Demokratike, zgjodhi të rikthehet sërish në zyrë më pak se 24 orë nga largimi. Në oborrin e partisë u përball me grupimin Dhjetor ’90, të cilët prej muajsh kërkonin largimin e tij nga partia.

Drejtuesi i grupit Dhjetor 90, Bislim Ahmetaj u ofruar si negociator për një takim mes ish-kryeministrit Berisha dhe kryetarit të Komanduar Enkelejd Alibeaj.

“Ne do të bëjmë ç’është e mundur që të ulim Alibeajn me grupin e Rithemelimit”.

Dhe në fakt, Alibeaj mbërriti i pari në selinë e PD, për të shkuar në zyrë dhe për të rakorduar hapat që do ndërmarrë në pozitat e kryetarit për bashkimin e demokratëve.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi kërkoi edhe njëherë nga Komisioni i Rithemelimit të bashkëpunojnë për bashkimin e PD.

RonaTyra

“Partia bashkohet kur secili prej nesh edhe anëtarët e pezulluar kapërcejnë veten dhe mendojnë interesin e PD”.

Në daljen e tij të parë si kryetar partie Alibeaj u zotua se do të bëj gjithçka në funksion të bashkimit të demokratëve.

“Bashkimi është ndër demokratët”.

Pas rezolutës të miratuar në grupin parlamentar, PD pret një qëndrim zyrtar nga Komisioni i Rithemelimit, teksa këta të fundit pasditen e të martës do të mblidhen për të vendosur edhe zyrtarisht marrëdhënien që do të mbajnë me PD pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu