Arthur Melo me gjasë do të largohet nga Barcelona.
Mesfushori brazilian, Arthur Melo, mund të luajë sezonin e fundit me Barcelonën, bazuar në situatën para merkatos së verës.
Lojtari lidhet tash e kohë me një kalim të mundshëm te Juventus, për t’i lënë vendin Miralem Pjanicit.
Mos inkuadrimi i lojtarit mbrëmë kundër Mallorca, ka nxitur edhe më shumë spekulimet për largimin e mundshëm të tij gjatë verës.
Barca ka rritur presionin mbi lojtarin që ai të pranojë një marrëveshje të tij. Hapi i parë duket se erdhi nga Quique Setien, duke e mbajtur lojtarin rezervist.
Mbetet të shihet se si do të vendos lojtari për të ardhmen e tij. Ai është shprehur një herë se dëshiron qëndrimin në ‘Camp Nou’.