Barcelona e fiksuar

0
Gjigandi

Barcelona e fiksuar për De Ligt, ofron mesfushorin brazilian në shkëmbimVerën e kaluar Barcelona provoi deri në fund që të transferojë në “Camp Nou” talentin holandez të Ajaxit, Matthijs De Ligt, por në fund ky i fundit zgjodhi t’u bashkohet kampionëve të Italisë, Juventusit, ku nuk është se po kalon një sezon për t’u mbajtur mend.

Megjithatë këtë verë katalanët pritet të rikthehen sërish fuqishëm në garë për të marrë holandezin, teksa lajmet e fundit që vijnë nga Spanja flasin për një propozim të drejtuesve të Barcelonës, për një shkëmbim kokë më kokë me mesfushorin Brazilian Arthur.

Ky i fundit kërkohet nga klub e të shumta europiane, ndërsa së fundi në garë është future edhe Juventusi, me Sarrin që sheh brazilianin si njeriun e duhur për ta vendosur para mbrojtjes, pasi dihen aftësitë e tij të larta në qarkullimin e shpejtë dhe të saktë të topit. Arthur nuk preferohet shumë nga trajneri Quique Setien, që për skemat e tij sheh më të përshtatshëm emra si De Jong, Busquets dhe Vidal, sesa brazilianin, ndaj te Barcelona po mendojnë të pranojnë ofertat në drejtim të tij.

Nga ana tjetër, De Ligt ka luajtur titullar në një pjesë të madhe të ndeshjeve të Juventusit, por më shumë sesa për meritë të tij, kjo ka ndodhur për shkak të dëmtimeve të Giorgio Chiellinit dhe Merih Demiral dy mbrojtës që janë para tij në hierarkinë e prapavijës së Sarrit.

Një shkëmbim mes të dyve këtë verë do t’u bënte shumë punë të dy skuadrave, që do të përforcoheshin në repartet ku kanë më shumë nevojë dhe njëkohësisht nuk do të kishin nevojë të shpenzonin shifra të mëdha, për shkak edhe të krizës ekonomike. Nga krahu tjetër edhe De Ligt do të kishte më shumë mundësi të përshtatej në klubin ‘blaugrana”, ku luhet futboll më ofensiv dhe ku nuk ka shumë konkurrencë, ndërsa Arthur do të shndërrohej në titullar të padiskutueshëm në formacionin e Juventusit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu