Barcelona dhe Juventus janë në bisedime për të mbyllur një marrëveshje gjatë kësaj vere.
Skuadrat janë lidhur me njëra tjetrën tash e sa kohë, me Miralem Pjanic që lidhej me një kalim në ‘Camp Nou’.
Por, së fundmi, duket se situata ka ndryshuar dhe tashmë skuadrat po diskutojnë për repartin e mbrojtjes.
Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, kampionët e Italise dhe kampionët e Spanjës mund të shkëmbejnë dy mbrojtësit.
Bëhet fjalë për Jean Clair Todibo dhe Mattia De Sciglio. Todibo luan aktualisht si i huazuar te Schalke dhe skuadra gjermane nuk pritet të paguajë 25 milionë euro për të.
Kështu, Barca mund të ofrojë atë për shërbimet e mbrojtësit anësor të Juves, De Sciglio.
Mbetet të shihet nëse një marrëveshje e tillë do të arrihet mes dy skuadrave të mëdha evropiane.