Skuadra e Barcelonës shfryhet në Alavesin, duke e deklasuar me rezultat 5:0, në takimin e javës së fundit të Kampionatit të Spanjës.
Vendasit nuk e përballuan dot sulmin e katalunasve.
Fati e nisi serinë e golave në minutën e 24-të, për të vazhduar Messi (34′ e 75′), Suarez (44′), Semedo (57′).
Barcelona e përfundon edicionin me fitore të thellë dhe si nënkampion i Spanjës, me gjithsej 82 pikë.
Alaves me gjithë humbjen e thellë, aspak nuk i prishë punë, duke përfunduar në pozitën e 16-të me 39 pikë..