Philippe Coutinho do të rikthehet te Barcelona sezonin e ardhshëm, dhe largimi mund të ndodh vetëm nëse paguhet çmimi i kërkuar për të.
Ylli brazilian po kalon një tjetër sezon dëshpërues, duke mos bindur drejtuesit e Bayern Munich, ku po luan si i huazuar.
Rikthimi në ‘Camp Nou’ këtë verë duket i sigurt, por jo edhe e ardhmja e tij.
Mundo Deportivo raporton se Coutinho do të rikthehet te Barcelona, dhe vetëm një ofertë prej 100 milionë euro, do të mundësonte largimin e tij.
Coutinho ditëve të fundit është lidhur shumë me një transferim në Premierligë, ku kërkohej nga Chelsea, Everton dhe Newcastle United.
Këta të fundit, nëse bëhen me pronarin e ri miliarder, nuk do ta kishin problem transferimin prej 100 milionë euro të brazilianit, që në të kaluarën ka veshur fanellën e Liverpoolit dhe Interit.