Balotelli mbetet një personazh interesant

0
Gjigandi

Mario Balotelli mbetet një personazh interesant. Prapësitë dhe çmenduritë e tij në karrierë nuk numërohen, por lojtari italian po shkon drejt të 30-ve dhe tani ndihet më i pjekur se dikur. 

Sulmuesi ka zbuluar një prapaskenë merkato në një bisedë në “Instagram” me blogerin ’Er Faina’. Ishte janari i vitit 2013 dhe sulmuesi i Brescias la Manchester City për t’u kthyer në Serie A.

“Isha shumë afër transferimit te Juventusi pas largimit nga Manchester City. Isha shumë afër akordit final, por Galliani u fut në mes. Kur më treguan që po më kërkonte Milani, klub me të cilin jam tifoz, nuk u mora më me Juventusin. Milanin e kam gjithmonë në zemër, ashtu si edhe Interin. Juventusi ishte një zgjedhje e mirë, do të më kishte ecur duke parë trofetë që kanë fituar.

Nuk është se nuk e mendova diçka të tillë, por në fund zgjodha me zemër dhe u transferova te Milani.  E ardhmja si trajner?Kam një karakter shumë specifik, nuk e di si do të reagoja nëse ndonjë djalosh do të më përgjigjej keq. Vrazhdësia më acaron në nivele stratosferike. E shoh më shumë veten si trajner moshash, do të mësoja më mirë fëmijët se të rriturit”, përfundon Super Mario.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu