Mario Balotelli dhe Brescia do të ndahen. Duket se ka zgjatur më pak se një sezon eksperienca te Dallëndyshet e Super Mario-s. Kapitulli i fundit i telenovelës ka qenë largimi i sulmuesit nga qendra sportive. Pasi është paraqitur për stërvitjen, Balo është kthyer në shtëpi ku është stërvitur individualisht.
Ja përse, prej disa javësh tashmë, flitet për skuadrën e tij të ardhshme. Shumë klube janë të interesuar dhe nga Franca, ku Super Mario ka shkëlqyer me fanellat e Nice dhe Marseille, kanë provuar ta ndihmojnë.
“Të ndihmojmë Mario Balotelli-n të gjejë një skuadër të re”. Ky është titulli i zgjedhur nga L’Equipe në versionin online për ‘t’i dhënë një dorë’ sulmuesit italian që të gjejë një sistemim të ri për të ardhmen.
Sugjerimet e gazetës së njohur franceze janë plot pesë dhe të gjithë të argumentuara mirë. Nga rruga aemrikane, deri tek ëndrra Napoli. Të gjitha skuadrat ku Balotelli mund të kthehet i madh. Sugjerimi i parë i francezëve është MLS dhe më saktësisht LA Galaxy, që mund ta shikojë Super Mario-n si pasardhësin ideal të Zlatan Ibrahimovic.
Një tjetër hipotezë është Borussia Dortmund e Favre. Të dy njihen dhe pavarësisht se gjërat nuk kanë shkuar gjithmonë mirë te Nice, Balo është përmirësuar ndjeshëm në vitet e kaluara me trajnerin zviceran.
Vetë sulmuesi i ka thurur elozhe ish-trajnerit të tij te Nice në disa deklarata të bëra kohët e fundit. Më pas L’Equipe ka sugjeruar rrugët që çojnë te Napoli dhe Marseille.
E para, ëndrra, është më e vështira. E dyta është shumë interesante, veçanërisht nëse Villas-Boas do të qëndrojë. Trajneri portugez, në fakt, ka qenë një ndihmë shumë e madhe në aspektin psikologjik për lojtarët e tij.
Në fund, Atletico Madrid. Çfarë do të zgjedhë Balotelli? Ndërkohë, L’Equipe i ka dhënë disa sugjerime…