Balotelli befason me skuadrën e re

0
Gjigandi

Sulmuesi i Brescias, Mario Balotelli, duket i vendosur për të vazhduar karrierën jashtë Italisë, me agjentin Mino Raiola që ka hapur bisedimet me Vasco de Gama dhe Galatasarayn.

Italiani është kthyer në shtëpi verën e kaluar, ku ka luftuar për të përmbushur pritjet, pasi Brescia aktualisht po lufton për mbijetesë.

Balotelli, i cili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022 me Brescian, ka kontribuar me pesë gola në 19 ndeshje këtë sezon në Serie A.

Në Itali raportohet se agjenti i lojtarit ka nisur kontaktet me Vasco de Gamën dhe gjigantët e Turqisë, Galatasaray.

Një transferim në Brazil, do të ishte një përvojë interesante për Balotellin, por edhe në Turqi do të kishte mundësi të luante në derbit e zjarrtë kundër Besiktas dhe Fenerbahce.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu