Ballkani i Hapur/ Shqipëria do të furnizojë me qymyr Serbinë

0
18
Gjigandi

Kabineti qeveritar i Shqipërisë dhe ai i Serbisë e Maqedonisë së Veriut janë mbledhur në kuadër të “Ballkanit të Hapur” për të diskutuar në lidhje me krizën energjitike, mbrojtjen civile dhe atë të furnizimit me ushqim.

Të pranishëm në këtë tryezë diskutimi kanë qenë zv.kryeministri i Serbisë, Maqedonisë së Veriut, ish-z.kryeministri Arben Ahmetaj, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj dhe ministrja e Bujqësisë Frida Krifca.

Gjatë fjalës së tij ish-zvkryeministri, Arben Ahmetaj ka pohuar se në këtë takim është rënë dakord që Shqipëria do të furnizojë me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për të prodhuar energji elektrike.

Sakaq shtoi se do  të ngrihet një mekanizim ku do të lejohet shitblerja e kufizuar e mallrave me kushtin e ndalimit të rishitjes së të njëjtit mall në një treg tjetër.

Si dhe protokolli për këto nisma pritet që të nënshkruhet më datën 1 shtator të këtij viti.

“Tre temat e diskutimit ishin Energjia, Siguria ushqimore dhe mbrojtja civile. Ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë u ra dakord për mundësinë e shfrytëzimit të rezervave të qymyrit të gurit me qëllim furnizimin me lëndë të parë të impianteve termo të Serbisë. Maqedonia e Veriut shpreh interes për të investuar në mënyrë direkte në terminalin LNG të Vlorës.  Secila palë angazhohet të eliminojë çdo barrierë për furnizimin për mallrat e lidhura me sigurinë ushqimore, pasi Maqedonia e Veriut ka ndaluar eksportin e grurit dhe është rënë dakord që në të ardhmen e afërt ta heqin atë kufizim. Do të ngrihet një mekanizim ku do të lejohet shitblerja e kufizuar e mallrave me kushtin e ndalimit të rishitjes së të njëjtit mall në një treg tjetër.

Kjo është një provë e parimeve të tre vendeve për tregtinë e lirë dhe për Ballkanin e Hapur. Është rënë dakord për përcaktimin e një mekanizmi të veçantë i cili mund të përdoret në rast të përkeqësimit të krizës. Ky mekanizëm që rregullon blerjen e produkteve të sigurisë ushqimore, magazinimin e produkteve, aksesin preferencial në porte që është shumë i rëndësishëm. Në samitin e ardhshëm në 1 shtator të gjitha palët do të jenë të gatshme të nënshkruajnë protokollin e marrëveshjeve për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik dhe akses të lirë në tregun e punës. Deri në 9 gusht të gjitha palët do të kryejnë testet e integrimeve me dy palët e tjera. Nga ana jonë është AKSHI dhe institucionet përkatëse tek shtetet e tjera”, tha Ahmetaj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu