Mesfushori francez nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer në “San Siro”, ku e kishte kaluar një sezon
Tiemoué Bakayoko dëshiron të rikthehet në Milan.
Mesfushori francez e kishte kaluar një sezon në klubin nga Serie A, por nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u rikthyer në “San Siro”.
E përditshmja italiane “Tuttosport” shkruan se “Rossoneri” po vazhdojnë të punojnë për ta rikthyer futbollistin e Chelseat në Milano.
Aktualisht, Bakayoko është i huazuar në Monaco, por nuk dëshiron të qëndrojë më aty.
Mbetet fillimisht që palët të merren vesh për futbollistin, i cili bëri paraqitje mjaft të mira me Kuqezinjtë.
Bakayoko aktualisht paguhet 6,5 milionë euro në vit, ndërsa Milani nuk mund t’ia ofrojë atij më shumë se 4 milionë në sezon.