Bajrami: Kryeministri po mundohet me ushqy popullin me shpresë.

0
Bajrami: Kryeministri po mundohet me ushqy popullin me shpresë.
Gjigandi

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se derisa vendi gjendet në krizë, Qeveria Kurti po e luan rolin e spektatorit.

Ajo në një konferencë për media tha se sot po flasin për vajin ushqimore, ndërsa nëse nuk dihet nëse do të flasin për kripën, sheqerin apo ndonjë produkt tjetër ushqimor.

“Deri dje kemi folur për çmimin e lartë të karburanteve, ku qeveria jonë për secilin litër po inkason rreth 70 cent në buxhetin e shtetit, ndërsa prej dje vëmendja është kthyer në vajin ushqimor. Nuk e di për cka do të diskutojmë nesër, për sheqerin, kripën apo ndonjë produkt tjetër ushqimor.

Në kohë krize qytetarët blejnë miell, disa nga mbështetësit e qeverisë dhe po i kritikojnë qytetarët pse ata blejnë miell dhe vaj, ne ju tregojmë atyre se kjo është struktura e ushqimit për qytetarët tonë, sepse sipas të gjitha indikacioneve, me papunësinë e madhe në krizën e inflacionit me të cilën po përballemi jemi vend i varfër. Pas një viti qeverisje Kurtit i mbetet të na tregojë a jemi vend i varfër apo i vjedhur”

, tha Bajrami.

RonaTyra

Bajrami tha se kjo panik tek qytetarët po shkaktohet nga rritja e çmimeve që po i shohin nëpër markete.

“Pasi qeveria nuk ka marrë asnjë masë lehtësuese për çmimet karburanteve, në 48 orët e fundit çmimi i vajit ushqimore është rritur për 94 për qind. Ne nuk po bëjmë panik por atë po e shkaktojnë çmimet që qytetarët po i shohin nëpër markete. Ndërsa qeveria vetëm po i konfirmon situatën duke e luajtur rolin e spektatorit”.

Ajo shtoi se deri në këto momente asnjë organ ekzekutiv nuk ka marrë ndonjë veprim lidhur me këtë rritje të çmimeve të produkteve.

“Sot Kurti gjatë vizitës së tij në Gjilan tha se Kosova për momentin e ka vajin më të shtrenjtin në krejt botën. Pra qeveria vec mundet me tregu diçka që veç e dimë e po jetojmë në baza ditore. Deri në këtë moment na nuk e kemi parë asnjë veprim të asnjë organi ekzekutiv në lidhur me këtë se çka po iu ndodh qytetarëve. Ku është qeveria, pse i ka braktisur qytetarët?

Kryeministri po mundohet me ushqy popullin me shpresë. Gjatë kohës kur ka qenë në opozitë ka qenë specialiteti i  tij por tash ai është kryeministër e tash qytetarët dojnë me ndi dorën e shtetit sidomos në kohërat e zorshme sikurse sot”,

tha Bajrami.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu