Ekipi nga Kosova, Bad News Eagles është mposhtur nga ekipi i katërt në botë, G2 me rezultat 16:10.
BNE po merr pjesë në kualifikimet për turneun më të madh në botë të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.
Ata e nisën mbarë këtë aventurë duke fituar ndeshjen e parë 19:17 ndaj ekipit rus Entropiq.
Në ndeshjen e dytë, djemtë nga Kosova u mposhtën nga ekipi i njohur nga Suedia, NIP.
Ndërsa sot, Bad News Eagles u përballën me ekipin e renditur në vendin e katërt në botë në CS:GO, G2 duke u mposhtur me rezultat 16:10.
Atyre tani u mbetet edhe një mundësi për t’u kualifikuar, por duhet t’i fitojnë patjetër dy ndeshjet e radhës.
Bad News Eagles do të vazhdojnë garimin nesër..