Avokati Maks Haxhia ne spita, shtyhet pretenca per biznesmenin Arber Cekaj – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Avokati Maks Haxhia ndodhet në spital pas problemeve të rënda shëndetësore javet e fundit ndersa i ka kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda të shtyjë dhënien e pretencës për Arbër Çekajn. Togat e zeza kane vendosur shtyrjen e pretencës për këtë të fundit me datë 20 tetor. Avokati i njohur pësoi një goditje cerebrale pak ditë më parë, ndërsa ndodhet ende në spital nën kujdesin e mjekëve të cilët shprehen se rreziku real tashmë ka kaluar. Arbër Çekaj, biznesmeni të cilit iu gjetën në vit më parë 613 kg kokainë në kontenierët e tij me banane po gjykohet me gjykim të shkurtuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda pas ekstradimit nga Gjermania ku dhe ishte arratisur. Sot ai priste të merrte pretencën nga prokuroria, por në mungesë të avokatit të tij Haxhia ka kërkuar shtyrjen e seancës së radhës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu