Avokati Fitim Shabani: Buta gjendet në Kosovë dhe nuk është ftuar për intervistim nga Policia e K…

0
Avokati Fitim Shabani: Buta gjendet në Kosovë dhe nuk është ftuar për intervistim nga Policia e K…
Gjigandi

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Qëndrim Januzajt, i dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj.

I njëjti ndryshe këto ditë u raportua se është vëllai i reperit të njohur shqiptar, Betim Januzaj (Buta).

Në lidhje me rastin, ky i fundit në bazë të disa shkrimeve në media u tha se është ftuar për intervistim nga Policia e Kosovës.

Buta dhe vëllai i tij, Qëndrim Januzaj (Foto: Arkiv)

RonaTyra

Në një prononcim për abc24.aln, avokati i Qëndrim Januzajt, Fitim Shabani, e ka mohuar një gjë të tillë.

“Ju njoftoj se Buta gjendet në Kosovë dhe nuk është ftuar për intervistim deri më tani”, ka thënë Shabani për abc24.aln.

Në raportimet që menjëherë pas ngjarjes është nisur për në Angli, avokati shton se artisti nuk është larguar nga vendi.

Buta dhe vëllai i tij, Qëndrim Januzaj (Foto: Instagram)

“Pra për asnjë moment nuk është larguar nga vendi”, vazhdoi ai më tej për abc24.aln.

Sipas Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, Januzaj paraburgimin është duke e mbajtur në spital ku edhe po trajtohet.

/abc24.al/

Buta (Foto: Instagram)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu