Artistja shqiptare me famë botërore, Ava Max është drejt finalizimit të një projekti të ri muzikor.
Këtë e ka bërë të ditur vet 28-vjeçarja në disa postime në rrjetet sociale, teksa ndau edhe një video të shkurtër.
Amanda Koci (emri i plotë) postoi një pjesë nga kënga e re teksa shihet duke performuar ‘live’ ndërsa e shoqëron edhe me piano.
“Maybe you’re the problem”, ka shkruar Ava në mbishkrimin e videos duke mos dhënë më shumë detaje.
Postimi i krijueses së hitit “So Am I” u pasua nga komente të shumta nga ana e fansave që u shprehen entuziast për projektin e ri të këngëtares.
Ndërkohë, kujtojmë që kënga e fundit e Avës është “The Motto” që erdhi në bashkëpunim me DJ Tiësto.
/abc24.al/