Australiani dënohet me vdekje në Kinë për trafik drogash

0
Gjigandi

Një australian është dënuar me vdekje në Kinë për trafik drogash, njoftonte sot qeveria e Australisë.

Burri i emëruar si Karm apo Cam Gilespie ishte arrestuar në një aeroport kinez në vitin 2013 me 7.5kg metamfetaminë, e njohur ndryshe si “akull” në bagazhet e tij, raportonin mediat australiane. Ministria e jashtme e vendit të tij tha se ishte e trishtuar për verdiktin.
 
“Australia kundërshton dënimin me vdekje, në çdo rrethanë për çdo njeri. Ne mbështesim heqjen universale të dënimit me vdekje dhe do të ndjekim këtë qëllim në të gjitha rrugët që do të kemi”.
Marrëdhëniet mes Kinës e Australisë janë tensionuar kohët e fundit prej kritikave reciproke për pandeminë e koronavirusit.
Karm Gilespie besohet se është arrestuar pas mbërritjes në qytetin kinez të Guangzhou.
Kina nuk publikon shifrat e të ekzekutuarve por grupi i të drejtave Amnesty International thotë se mijëra vriten çdo vit, ose me injeksion fatal ose me skuadër pushkatimi.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu