Aurela Hoxha realizon sfilatën e parë në Javën e Modës në Paris me markën e saj

0
Aurela Hoxha realizon sfilatën e parë në Javën e Modës në Paris me markën e saj
Gjigandi

Ajo ka nisur një jetë të re prej shumë kohësh në Barcelonë, përkundër se karriera e saj prej modeleje e ka bërë të jetë e pranishme në shumë vende të ndryshme përreth botës.

Bëhet fjalë për modelen shqiptare, Aurela Hoxha, e cila tani është bërë edhe me markë personale.

Biondja bëri debutimin me brendin e saj të të brendshmeve në Javën e Modës në Paris, ndërsa ka publikuar edhe disa fotografi e video.

Aurela Hoxha (Foto: Instagram)

RonaTyra

“Më 7 mars ishte debutimi im i parë me Aurela Hoxha Brand në Javën e Modës në Paris”, nisi shkrimin ajo.

“Shumë e lumtur dhe mirënjohëse për të gjithë ata që bënë kaq shumë punë dhe përpjekje për të realizuar këtë magji”, vazhdoi më tej superylli.

Aurela Hoxha (Foto: Instagram)

Java e modës në Paris ka filluar më 28 shkurt dhe mbaroi ditën e djeshme (8 mars).

Ngjarja ishte e mbushur me momente prekëse, që nga sfilata e Louis Vuitton me dizajnet e të ndjerit Virgil Abloh deri te dalja e parë ndërkombëtare e Julia Fox dhe Kanye West si çift.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu