Liberta Spahiu zbulon se në vitin 2011 në Amerikë ka mbajtur 32 orë burg

0
Liberta Spahiu zbulon se në vitin 2011 në Amerikë ka mbajtur 32 orë burg
Gjigandi

Prezantuesja e njohur shqiptare, Liberta Spahiu, përveç paraqitjeve në ekran është shumë e afërt me ndjekësit e publikun edhe në rrjete sociale.

Ajo vetëm në Instagram ka mbledhur afro 600 mijë ndjekës, ndërkohë që shpesh ndan postime të ndryshme.

E njëjta kësaj radhe u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Liberta Spahiu (Foto: Instagram)

RonaTyra

Një nga ndjekësit i ka kërkuar që të tregojë një të pathënë të vetes, me ç’rast ka bërë që Spahiu të zbuloj një rast.

Autorja e emisionit “Prive” ka rrëfyer një histori të ndodhur në vitin 2011 kur ka qenë në Amerikë.

Liberta tha se ka mbajtur 32 orë burg, por që nuk ka dhënë më shumë detaje se për çfarë ishte fjala.

“Ka shumë të pathëna, por një që po ua tregoj është që në vitin 2011 kur kam qenë në Amerikë së bashku me miqtë e mi për emision një natë prej netëve i kam mbajtur 32 ore burg. Katastrof”, u shpreh ajo.

Sido që të jetë, do të shohim në vazhdim nëse do të zbulohet se për çfarë saktësisht ka ndodhur kjo.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu