Ajo njihet si atletja më seksi në botë. Bëhet fjalë për gjermanen 23-vjeçare, Alisa Shmid, e cila është gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të bukurisë së saj.
Duket se së fundmi ajo ka marrë dhe një vëmendje të madhe nga bota e futbollit, pas një postimi në rrjetet sociale ku shfaqej në krah të futbollistit më të shtrenjtë në histori, Nejmar.
Atletja postoi një foto me sulmuesin, ku ngrihej një pyetje për ndjekësit: “
A duhet të bëjmë një garë së bashku?”.
Kjo gjë ka bërë që të ngrihen pyetje të tjera, nëse ka diçka midis brazilianit dhe atletes 23-vjeçare.
Kujtojmë që Shmid në të kaluarën ka refuzuar që të shfaqej në revistën “Playboy”, duke menduar për reputacionin e saj.