Atletico Madridi po tenton ta bëjë bilancin financiar

0
Gjigandi

Kriza ekonomike e sjellë nga ndërprerja e aktiviteteve sportive shkaku i koronavirusit tashmë ka lënë gjurmë te Atletico Madridi. AS vlerëson se Los Colchoneros do të duhet ta ulin buxhetin vjetor për 100 deri në 200 milionë euro.

Atletico Madridi po tenton ta bëjë bilancin financiar para sezonit 2020/21. Kriza e shkaktuar nga koronavirusi e ka pasur një ndikim të madh në financat e Atletico Madridit, ashtu siç ka ndodhur edhe me klubet e tjera.

Buxheti i klubin madrilen për sezonin 2019/20, sezonin aktual, ishte 500 milionë euro, mirëpo trajneri Diego Simeone nuk do të mundë ta shijojë një buxhet të tillë edhe gjatë sezonit të ardhshëm.

Kjo pasi që AS raporton se buxheti i Atletico Madridi mund të jetë 400 milionë euro për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, edhe ky buxhet do të ishte ndër më të mëdhenjtë në mesin e klubeve spanjolle.

Por, kjo shumë mund të ulet edhe më tutje, në 300 milionë euro, nëse Atletico nuk luan në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Që të ndodhë kjo gjë, sezoni duhet të rinisë pasi që djemtë e Simeones aktualisht janë të gjashtit në tabelë.

RonaTyra

Atletico, njëjtë si klubet e tjera spanjolle, do t’i humbë paratë që i fitonte zakonisht nga stadiumi pasi që ndeshjet do të zhvillohen, nëse zhvillohen, prapa dyerve të mbyllura.

Klubi madrilen është detyruar t’i pezullojë nga puna përkohësisht 430 punëtorë, përderisa lojtarëve u janë ulur pagat për 70 për qind.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu