Atentati me dy të vdekur në Vlorë/ Makina e përdorur në vrasjen e dy personave, ishte vjedhur në Shijak

0
Gjigandi

Një makinë tip ‘BMW’ pa targa, është gjetur në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, dhe dyshohet se i përket autorëve të atentatit me dy viktima në Vlorë.

Mjeti ‘BMW’ që dyshohet se u përdor nga autorët, i cili u braktis dhe iu vu flaka në fshatin Çerven.

Megjithëse ishte pa targa mjeti u identifikua nga numrat e shasisë dhe rezultoi i denoncuar i vjedhur më 30 qershor në Shijak. Policia e Vlorës ka kërkuar detaje për ngjarjen nga policia e Durrësit me qëllim gjetjen e provave që do të çojnë tek autorët. Ndërsa 3 armët e gjetura brenda mjetit të djegur janë çuar për ekzaminim në laboratorin shkencor. Kontroll i imtësishëm është bërë edhe në vendin e ngjarjes në dalje të fshatit Panaja ku policia ka sekuestruar rreth 20 gëzhoja kallashnikovi. Në mjetin ‘Benz’ me të cilin udhëtonin viktimat policia nuk ka gjetur asgjë të paligjshme.

Pista kryesore e hetimit është hakmarrja për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj në vitin 2019. Nisur nga kjo policia ka thirrur në komisariat të afërm të viktimave por edhe të afërm të biznesmenit të vrarë në vitin 2019 por nuk kanë përftuar të dhëna të vlefshme për hetimin. Policia ka dyshim e se ekzekutimi i Hakim Xhezos e Shpai Lenës mund të jetë bërë me pagesë./tch

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu