Astrit Patozi e quajti të vonuar vendimin e Bashës për t’u dorëhequr. I ftuar në studion e Open të gazetares Eni Vasili në , Patozi tha se kjo ishte një tërheqje taktike, dhe barra i ka kaluar Sali Berishës.
Sipas tij dilema është te pala tjetër, çfarë do bëjë foltorja? Se deri sot, janë mbajtur me idenë se Basha ka penguar ringrintjen e PD-së.
“Është tepër i vonuar. Dorëheqja duhet të vinte në 2017, por mund ta shtynim dhe në 2021. Ka nga ata që e donin Bashën akoma kryetar. Dorëheqja e Bashës është diçka e mezipritur. S’jemi në ditën që të themi se jemi në një gjë çliruese.
Basha bëri mirë që iku, por e la litarin jashtë. Është tërheqje taktike, i ka kaluar barrën e përgjegjësisë tek Sali Berisha. Lulzim Basha dha dorëheqjen kur nuk i mbeti më asnjë centimetër kub oksigjen. Basha është në drejtën e tij të vazhdojë karrierën politike, por ka humbur shanset për të qenë drejtues i PD-së. Dilema është te pala tjetër, çfarë do bëjë foltorja?
Se deri sot, janë mbajtur me idenë se Basha ka penguar ringrintjen e PD-së. Berisha duhet të ndajë mendjen tani. Rikthimi i Berishës në krye të PD-së i shërben vetëm Berishës por jo PD-së. Se do rrijë gjithnjë në opozitë. Puna nuk është të fitojë Berisha brenda PD-së, por të fitojë PD kundër Ramës,
” tha Patozi.