Asnjë humbje jete nga COVID në 24 orë, 47 infektime të reja

0
Asnjë humbje jete nga COVID në 24 orë, 47 infektime të reja
Gjigandi

Në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete nga Covid19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 501 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 47 qytetarë, në këto bashki: 27 në Tiranë, 3 në Durrës, 2 në Lezhë, Mirditë, Delvinë, Sarandë, Gramsh, 1 në Shkodër, Kukës, Fier, Lushnje, Himarë, Gjirokastër, Elbasan.
Janë 516 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.
Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,862 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (03 Prill 2022)
Raste të reja ditore 47
Të shëruar në 24 orë 34
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 501
Testime totale 1,780,345
Raste pozitive 273,870
Raste të shëruara 269,862
Raste Aktive 516
Humbje jete 3,492
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 266
Vlorë 67
Fier 53
Gjirokastër 32
Elbasan 22
Durrës 21
Berat 12
Shkodër 12
Kukës 11
Korçë 10
Lezhë 8
Dibër 4

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu